Reali ka vetëm një zgjidhje për ndeshjet e ardhshme


Zinedine Zidane sot ka dhënë një intervistë për Real Madrid TV.
Ai ka folur për sfidën e së shtunës kundër real Sociedadit dhe ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
''Jam shumë i kënaqur me punën që po bëjmë, por ne kemi nevojë të përmirësohemi më shumë, sepse çdo ndeshje po e vendos sezonin tonë''
''Ndeshja kundër Real Sociedad është një tjetër finale. Të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit do të jenë finale për ne. Jemi duke u përgatitur mirë. Kishim pak kohe, por e dimë qëllimin tonë''
''Kemi ndeshje çdo tre ditë dhe kjo është një sfidë e vështirë për ne. Real Sociedadi është një skuadër mjafte e mirë dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar, por edhe ne jemi duke u përgatitur për këtë'', tha trajneri i Los Blancos.
Zidane ka pohuar se Reali nuk ka zgjidhje tjetër përpos të fitojë titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.
''Gjysmëfinalja e Championsit? Çfarë dimë ne. Ne e dimë se nuk ka zgjidhje, por zgjidhja e vetme është të fitojmë. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Real Sociedadit''
''Jemi një hap larg finales, dhe kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve, sikur çdo ndeshje tjetër''
''Unë nuk kam asnjë dyshim se do të jetë një natë spektakolare për lojtarët, sepse tifozët do të na ndihmojnë shumë'', tha Zidane. /Telegrafi/




































