LAJMI I FUNDIT:

Reali duhet të ndajë 50 milionë euro për Payetin

Reali duhet të ndajë 50 milionë euro për Payetin

Real Madridi nuk do të mund ta transferojë yllin francez të West Ham Unitedit pa paguar 50 milionë funte.

Kështu ka thënë bashkëpresidenti i klubit londinez, David Gold, i cili nuk e lejoi francezin të braktis radhët e Çekanëve.


Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth transferimeve

“Payet do të qëndrojë në skuadër. Nuk kemi interes për ta lënë atë të largohet për një shumë të vogël”, ka thënë Gold për mediat britanike, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se 29-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e shkuar për West Ham duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 16 asistime.

Mesfushori shënoi tre dhe ndihmoi në dy gola në evropianin e futbollit për Francën . /Telegrafi/