LAJMI I FUNDIT:

Reali dëshpëron me Levanten, Pazzini ia merr fitoren nga duart

Reali dëshpëron me Levanten, Pazzini ia merr fitoren nga duart
Getty

Real Madridi kurrsesi të gjejë vazhdimësinë në La Liga.

Los Blancos barazuan me rezultat 2-2 ndaj Levantes, edhe pse merituan më shumë nga ky takim në bazë të asaj çka treguan në fushë.


Ramos në momentin e golit (GettyImages)

Së pari në këtë takim shënoi Sergio Ramos në minutën e 11-të pas asistimit nga Toni Kross.

Por, në minutën e 42-të vendasit barazuan rezultatin me anë të Emmanuel Boateng. Në minutën e 64 provoi Cristiano Ronaldo, ndërsa Ramos në minutën e 75-të.

Ishte Isco ai që shënoi në minutën e 81-të pas asistimit nga Karim Benzema.

Ronaldo gjithmonë i markuar nga disa lojtarë kundërshtarë (Getty)

Në minutën e 90-të në skenë doli i sapotransferuari Giampaolo Pazzini dhe barazoi rezultatin në 2-2.

Pas këtij barazimi Real Madridi vazhdon në vendin e katër me 39 pikë, një më oak se Valencia në vendin e tretë dhe shtatë se Atletico në pozitën e dytë. Levante renditet në vendin e 17-të me 20 pikë.

Reali ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Socidedadit, kurse Levante ndaj Valencias.

Për këtë takim nuk ishte i ftuar shqiptari Armando Sadiku, kurse Enis Bardhi ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/