LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po e “gatuan” transferimin e Erling Haaland në të njëjtën mënyrë si atë të Bellinghamit

Real Madridi po e “gatuan” transferimin e Erling Haaland në të njëjtën mënyrë si atë të Bellinghamit

Real Madridi, i cili është i zhytur në mes të sezonit dhe mendon për titujt që mund të fitojë nga tani deri në qershor, tashmë ka Superkupën e Spanjës, nuk po harron tregun e transferimeve dhe po përgatit terrenin për përforcime të mundshme në të ardhmen.

Kylian Mbappe është në horizont dhe sa herë që lojtari dëshiron të luajë për Madridin, ai do ta bëjë këtë, por jo me çdo çmim. Nga kampi madrilen nuk i besojnë dhe nëse dëshiron të luajë për ta, kërkojnë garanci me shkrim sa më shpejtë.


Sulmuesi tjetër që është objekt i tyre është edhe Erling Haaland. Sipas SER Deportivos, konkretisht gazetari i tyre, Paco Jo, Madridi po gatuan operacionin Haaland në stilin e Jude Bellingham.

Everton dhe Nottinghami do të ndëshkohen edhe më rëndë, çfarë pritet të ndodhë me Chelsean
Lexo po ashtu Everton dhe Nottinghami do të ndëshkohen edhe më rëndë, çfarë pritet të ndodhë me Chelsean

Skuadra spanjolle është në kontakt të vazhdueshëm me rrethin e lojtarit, pa harruar Cityn, përmes palëve të treta, për të tentuar të bindë norvegjezin. E njëjta strategji që ndoqën edhe me anglezin, me të cilin po flisnin për shumë muaj para se ai të përfundonte nënshkrimin e tij me skuadrën madrilene.

Një nga ata që po flet vazhdimisht me Haaland është Bellingham. Reprezentuesi anglez është një mik shumë i mirë i norvegjezit, ata kaluan dy vite së bashku në Dortmund dhe vazhdojnë të kenë shumë kontakte të mira.

Mesfushori është një ambasador i mirë për t’u përpjekur të bindë sulmuesin. Madridi nuk e ka harruar Cityn dhe sipas SER , ata do të donin të arrinin një marrëveshje me ekipin anglez “për një shumë fikse”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori