Real Madridi nuk do t’ua zgjasë kontratat dy top lojtarëve

Sipas “AS”, Real Madridi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratat e David Alaba dhe Antonio Rudiger, të cilët po hyjnë në vitin e fundit të marrëveshjeve të tyre.
Këto lëvizje lidhen me procesin e rinovimit të skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso, i cili po i jep përparësi lojtarëve të rinj.
Pas largimeve të Luka Modric dhe Lucas Vazquez këtë verë, edhe e ardhmja e Alabës dhe Rudigerit mbetet e pasigurt.
Edhe pse Rudiger ka qenë një shtyllë në mbrojtjen madrilene, ndërsa Alaba ka vuajtur nga lëndimet, klubi synon që ata ta mbyllin kontratën në Madrid pa rinovim.
Alaba ka qenë i lidhur me një largim, por paga e lartë dhe historiku i dëmtimeve e kanë bërë të vështirë një transferim të menjëhershëm.
Në këtë kuadër, Los Blancos planifikojnë të përqendrohen në përforcime të reja verën e ardhshme.
Ibrahima Konate shihet si objektiv kryesor, ndërsa një tentativë për të sjellë William Saliban nga Arsenali ka dështuar.
Në këtë mënyrë, skenari më i mundshëm është që Alaba dhe Rudiger të respektojnë kontratat aktuale, ndërsa Reali rindërton mbrojtjen për të ardhmen. /Telegrafi/























































