LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi mund ta transferojë Mbappen në orët e ardhshme: E vështirë, por jo e pamundur

Real Madridi mund ta transferojë Mbappen në orët e ardhshme: E vështirë, por jo e pamundur

Disa javë negociata dhe thashetheme, shumë mbështetës të Real Madridit mund të kenë hequr dorë nga nënshkrimi i klubit të tyre Kylian Mbappe në këtë afat transferimi.

Los Blancos janë të vendosur që Mbappe të përfshihet në skuadrën e tyre këtë sezon dhe megjithëse koha po kalon, ka ende shpresë për të siguruar nënshkrimin e tij.


Është një situatë komplekse, dhe se si reagon PSG ndaj nënshkrimit të afërt të Real Madridit me Eduardo Camavingan, i cili po ndiqet edhe nga pala franceze, mbetet për t’u parë.

Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021
Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Optimizmi fillestar

Afati i transferimeve të kësaj vere do të mbyllet mesnatën e së martës dhe bota do të shikojë atë që ndodh në orët e ardhshme.

Përfaqësuesit e Real Madridit u takuan me hierarkinë e PSG-së të hënën, por mbetën të zhgënjyer. Presidenti i klubit Florentino Perez i dha fund negociatave, duke vendosur se klubi nuk mund të bëjë më shumë pasi ofroi 170 milionë euro plus 30 milionë bonuse.

Kylian Mbappe i thotë PSG-së ta konsiderojë edhe një herë ofertën e Real Madridit
Lexo po ashtu Kylian Mbappe i thotë PSG-së ta konsiderojë edhe një herë ofertën e Real Madridit

Klubi tani është duke pritur për një përgjigje nga skuadra franceze, duke e ditur se ata mund të nënshkruajnë me Mbappen verën e ardhshme si lojtar të lirë.

Mbappe dëshiron të largohet

Sulmuesi është i prirur për këtë lëvizje dhe do të presë me durim për një zgjidhje këtë të martë dhe klubi po shpreson se PSG do të ndryshojë mendje për marrëveshjen para orëve të fundit.

Nëse marrëveshja nuk ndodh, as ai dhe as Real Madrid nuk do të kenë panik: Mbappe do të vazhdojë të shënojë gola për PSG dhe Real Madrid do të presë për të marrë lojtarin e tyre vitin e ardhshëm, duke e ditur se ai dëshiron të bëjë këtë lëvizje.

PSG ia cakton çmimin Mbappes – tani ‘topi’ është në fushën e Real Madridit
Lexo po ashtu PSG ia cakton çmimin Mbappes – tani ‘topi’ është në fushën e Real Madridit

Sulmuesi ka refuzuar të gjitha ofertat e reja të kontratës nga PSG me shpresën se një kalim në kryeqytetin spanjoll do të realizohet.

Nëse ai është ende një lojtar i PSG-së deri në fund të së martës, Mbappe do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me Real Madridin në janar, e cila do ta shohë atë të transferohet në Bernabeu për sezonin 2022/23 dhe pesë vitet që pasojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori