LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i gatshëm të largojë katër ‘senatorët’ e ekipit në janar  

Real Madridi i gatshëm të largojë katër ‘senatorët’ e ekipit në janar  

Real Madridi nuk duket i gatshëm të sjellë lojtarë të rinj në janar, por ata do të ishin të prirur të largonin katër lojtarë që shumë pak janë paraqitur deri më tani këtë sezon për arsye të ndryshme.

Los Blancos do të ishin të lumtur të ndanin rrugët me senatorët Gareth Bale, Eden Hazard, Isco dhe Marcelo në rast se ka klube që janë të interesuara t’i nënshkruajnë ata në afatin kalimtar të dimrit.


Isco ka luajtur gjithsej 166 minuta në vetëm gjashtë ndeshje të La Ligas deri tani këtë sezon dhe nuk është paraqitur ende në Ligën e Kampionëve, ndërsa Marcelo ka hyrë në fushë për vetëm 89 minuta në ligë dhe 21 minuta në Evropë.

Ndërkohë, Bale nuk është paraqitur për Los Blancos që nga gushti për shkak të lëndimeve, ndërsa Real Madrid beson se Hazard duhet të provojë fatin diku tjetër në kërkim të kohës së lojës dhe një nxitjeje të moralit.

Reprezentuesi belg ka luajtur gjithsej 348 minuta në 10 duele të La Liga, si dhe 66 minuta të vetëm në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Hazard ka luajtur 351 minuta për kombëtaren e tij pasi ka marrë pjesë në pesë ndeshje për Belgjikën deri më tani këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Chelseat u konsiderua si një titulluar nga Carlo Ancelotti në pjesën e parë të sezonit, por u rikthye në bankën rezervë nga trajneri italian për shkak të formës së jashtëzakonshme të Vinicius Junior deri më tani.

Ndërkohë, Mariano Diaz e shpërbleu besimin e Ancelottit tek ai, pasi ky i fundit i dha mundësinë që të paraqitej kundër Elches para pushimit ndërkombëtar dhe Luka Jovic mund t’i jepet kohë kur italiani të vendosë të pushojë Karim Benzeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori