Real Madrid përmes ueb-faqes të tyre zyrtare ka zbuluar se ka ndryshime në numrat e lojtarëve që do të bartin sezonin e ardhshëm.

Pas huazimit të James Rodriguez te Bayern Munich, numri dhjetë i kampionëve mbeti i pashfrytëzuar.


Por, madrilenët këtë numër ia kanë besuar mesfushorit kroat Luka Modric, i cili deri më tani ka bartur numrin 19.

Reali ka ndarë edhe 18-shin për Marcos Llorente, 21-shin për Borja Mayoral dhe Dani Ceballos do të luajë me 14.

Futbollistët të tjerë do të mbeten me numrat e njëjtë që kanë bartur edhe në sezonet e ardhshme. /Telegrafi/

15007066915961

telegrafi sport app