LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid ka një listë të ngushtë të transferimeve me pesë lojtarë, Kane dhe James pjesë e dëshirave

Real Madrid ka një listë të ngushtë të transferimeve me pesë lojtarë, Kane dhe James pjesë e dëshirave

Real Madrid mund të ketë një bërthamë të talentëve anglez sezonin e ardhshëm, pasi Harry kane dhe Reece James janë në listën e ngushtë të klubit me emrat që duan në afatin kalimtar të verës. Një marrëveshje besohet gjithashtu të jetë pothuajse e përfunduar për nënshkrimin e Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

Me një numër lojtarësh kyç, si mesfushorët Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilëve u skadon kontrata në Santiago Bernabeu verën e ardhshme dhe skuadra e Carlos Ancelottit me një moshë mesatare prej 27.3 vjeç, Los Blancos pritet të jenë të zënë këtë verë duke skalitur një skuadër me pamje të re, teksa kërkojnë të rimarrin titullin e La Ligas nga Barcelona që do të kurorëzohet së shpejti.


Është raportuar gjerësisht se Bellingham është objektivi kryesor i Real Madridit këtë verë, me Fabrizio Romano duke postuar në Tëitter të mërkurën se spanjollët janë afër nënshkrimit të mesfushorit.

Real Madridi arrin marrëveshje me Bellingham, gati edhe me Dortmundin
Lexo po ashtu Real Madridi arrin marrëveshje me Bellingham, gati edhe me Dortmundin

Për më tepër, 19-vjeçari mund të bashkohet në Spanjë nga bashkëkombësit e tij, Kane dhe James, me Ancelottin që kërkon gjithashtu të shtojë një sulmues dhe një mbrojtës të djathtë në listën e tij.

Italiani ka deklaruar publikisht se dëshiron një tjetër yll për të shoqëruar francezin Karim Benzema në fillim sezonin e ardhshëm me objektivin e Manchester United, Kane që besohet të shoqërohet nga Dusan Vlahovic i Juventusit në listën e ngushtë.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë ka shënuar 25 gola në 34 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon për një skuadër si Tottenhami që duket se do të humbasë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Në perëndim të Londrës, James ka pasur një sezon të vështirë në një skuadër seriozisht të dobët të Chelseat, e cila aktualisht gjendet në vendin e 12-të në Ligën Premier dhe me një seri të tmerrshme me gjashtë humbje radhazi.

Çështjet e lëndimeve kanë prishur sezonin e 23-vjeçarit, por mund të shihet si një zëvendësim natyral i mbrojtësit të djathtë të Real Madridit, Dani Carvajal, i cili nuk ka performuar mirë këtë sezon.

Një marrëveshje për mbrojtësin, si dhe Bellingham, do të kishte më shumë kuptim sesa një lëvizje për Kane duke pasur parasysh politikën e transferimeve të Real Madridit për rekrutim të lojtarëve më të rinj.

Megjithatë, kapiteni i Anglisë mund të jetë i disponueshëm për një marrëveshje me çmim të ulët me kontratën e tij aktuale me Spurs që do të skadojë verën e ardhshme.

Gabri Veiga i Celta Vigos gjithashtu besohet të jetë një objektiv për Los Blancos.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori