Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
LDK pëmes një komunikate ka thënë se sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve raportues e ushtarëve paqëruajtës të KFOR-it tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve tona e vet trupave të NATO-s me mision në Kosovë.
“Këto tendenca e këto veprime kanë qenë gjithmonë të njohura për Republikën e Kosovës. Por e panjohur, zhgënjyese dhe së këndejmi e rrezikshme e me pasoja afatgjata për vet shtetin tonë, mbetet qasja e Kryeministrit, Qeverisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera drejtuese në raport me aleatët historikë të Republikës së Kosovës në trajtimin e këtij provokimi në Veri”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, mungesa e koordinimit të ngushtë për ndërmarrjen e hapave politik në bashkërendim me shtetet mike, në veçanti në fushën e sigurisë, e ka vënë shtetin tonë, si rrallëherë më parë, në përplasje të hapur me aleatët më të mëdhenj.
LDK thekson se nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë.
“Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, thuhet tutje.
LDK-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që në këto momente kritike për vendin dhe të ardhmen euroatlantike të zgjedhë maturinë politike para popullizmit afatshkurtër.
“Në vend të euforisë së grupeve partiake të zgjedhë rrugëtimin e vendosur euroatlantik të shtetit bashkë me aleatët. Arritjet historike të Kosovës, nga angazhimi ynë për liri, pavarësi e demokraci e deri tek përpjekjet e deritanishme për forcimin e shtetit, kanë shenjën e koordinimit dhe ecjes së përbashkët me aleatët tanë. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tone”, vazhdon komunikata.
LDK shton se përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender 2023’ është hap në këtë drejtim.
“LDK-ja nuk do të lejojë, për asnjë çmim, asnjë politikan e asnjë Qeveri, të rrezikojë themelet e shtetësisë”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-drejtori i Policisë: Ardhja e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, flet për një situatë shumë serioze

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Vuçiq: Do t’i mbajmë përgjegjës të gjithë ata që kryen krime në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin

SHBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

Sulmi terrorist në veri, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal