LAJMI I FUNDIT:

Reagon Hoti: Ismaili nuk ka pasur ftesë nga BE-ja për dinarin, qeveria e ka përcjellë atë tek guvernatori

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në Komisionin për Buxhet dhe pjesëmarrjen e tij në dialogun me Serbinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka sqaruar rrjedhën e ftesave për takimin në Bruksel.


Sipas Hotit, Guvernatori i BQK-së nuk ka marrë një ftesë të drejtpërdrejtë nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialog, por ftesa ka ardhur përmes Qeverisë së Kosovës, e cila më pas ia ka përcjellë atij.

“Edhe pse Guvernatori ka deklaruar se ka pasur mendim ndryshe për nevojën e pranisë së tij në Bruksel, në fund ka vendosur të shkojë,” shprehet Hoti në postimin e tij.

Raporti i takimit në Bruksel thekson se ka pasur një përmbledhje të bisedimeve mes Guvernatorit të BQK dhe zyrtarëve të ministrisë së financave të Serbisë, por jo me homologun e tij serb.

“Detajet e diskutimeve janë ende të paqarta, pasi nuk ka informacione zyrtare të dokumentuara në lidhje me përmbajtjen e diskutimeve”.

​Ismaili thotë se BQK-ja nuk është ndikuar nga masat e Bashkimit Evropian
Lexo po ashtu ​Ismaili thotë se BQK-ja nuk është ndikuar nga masat e Bashkimit Evropian

“Guvernatori insiston se ‘nuk ka biseduar asgjë që nuk është dashur të bisedohet’, duke lënë hapësirë për pyetje në lidhje me transparencën e këtij takimi,” thekson Hoti.

Sipas tij, në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese qartëson se vetëm Qeveria e Kosovës ka autoritetin të përfaqësojë vendin në dialog me Serbinë, duke vënë në dyshim të drejtën ligjore të pjesëmarrjes së Guvernatorit në takim.

“Pjesëmarrja e Guvernatorit në këtë takim del të jetë e paautorizuar nga kompetencat që i jepen nga neni 37 i Ligjit për BQK,” shton ai, duke e akuzuar Qeverinë për përdorimin e Guvernatorit si një mjet në dialogun me Serbinë.

Hoti thotë se ka mungesë të koordinimit të rregulloreve pa transparencë të plotë, duke sugjeruar se duhet të ketë më shumë transparencë dhe qartësi rreth rolit të Guvernatorit dhe angazhimeve të tij në çështje që prekin politikat e jashtme të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori