eksperti-banner

Neymar vazhdon jetë në vëmendje e shtypit sportiv ku negociatat për të mes PSG me Real Madridin dhe Barcelonën po vazhdojnë.

Por të enjte e përditshmja franceze Le Parisien e publikoi një artikull ku thuhej se Neymar është ende i lënduar.


Por reagimi i klubit ka qenë i menjëhershëm, duke thënë se lojtari është shëruar plotësisht.

1565864988 310152 1565866589 sumario grande

Leonardo, drejtori sportiv i klubit, në një intervistë për RMC Sports, tha që këto raportime janë të pasakta.

"Është e thjeshtë. Ekipi mjekësor dhe kirurgët më të mirë në botë po kujdeseshin për Neymarin që nga fillimi i sezonit. Fraktura është shëruar. Lëndimi i Neymar është plotësisht i rregulluar", ka thënë Leonardo.

leonardo Leonardo (Foto: PSG English/Twitter)

Sa i përket të ardhmes së Neymar, Leonard e pranoi që: “PSG ka zhvilluar bisedime me klube të tjera për të ardhmen e lojtarit, por nuk ka pasur përparime”. /Telegrafi/   

telegrafi sport app