LAJMI I FUNDIT:

Reagimi qesharak i të rinjve rusë kur mësojnë se Ukraina u shpall fituese e Eurovisionit – pamjet bëhen virale

Reagimi qesharak i të rinjve rusë kur mësojnë se Ukraina u shpall fituese e Eurovisionit – pamjet bëhen virale

Rusia lëre që nuk po i pranon humbjet që po ia shkakton ushtria ukrainase, por edhe suksesin e këtij shteti evropian në Eurovision nuk e kapërdiu assesi.

Një video që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, është bërë virale. Aty shihen një grup i të rinjve rusë që ishin mbledhur për ta ndjekur natën finale të Eurovisionit, transmeton Telegrafi.


Ata duket se prisnin që të fitonte dikush tjetër, e assesi Ukraina, shtet ky me të cilin janë në luftë që nga 24 shkurti, kur me urdhër të Vladimir Putinit filloi pushtimi.

Derisa prezantuesit po kumtonin rezultatet e votave të publikut, rusët që ishin mbledhur me padurim prisnin të mësonin emrin e fituesit.

Ajo çfarë i “befasoi” ishte fitorja e Ukrainës, që triumfoi bindshëm me votat e publikut – duke u bërë kështu nikoqiri i edicionit të ardhshëm të Eurovisionit.

E reagimi i të rinjve rusë ka nxitur të qeshura tek shumë përdorues të rrjeteve sociale – madje u krijuan shumë meme me fytyrat e tyre. /Telegrafi/