LAJMI I FUNDIT:

“Reagimi më i mirë ndonjëherë”, australianët e shpallin Rita Orën “qytetare nderi” pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

“Reagimi më i mirë ndonjëherë”, australianët e shpallin Rita Orën “qytetare nderi” pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

Ajo është sensacioni i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shijuar pjesën e saj të mirë të delikatesave si një yll popi ndërkombëtar.

Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail.


Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.

“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti artistja kryesuese e top-listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.

Rita Ora duket e mrekullueshme në hapjen e sezonit të ri të “The Voice Australia”
Lexo po ashtu Rita Ora duket e mrekullueshme në hapjen e sezonit të ri të “The Voice Australia”

“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.

Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.

“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.

Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.

Një numër u lajmëruan në Twitter, duke shkruar statuse nga më të ndryshme për yllin me prejardhje shqiptare.

Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik "Pirelli" - do të shfaqet nudo dhe provokuese në kalendarin e vitit 2022
Lexo po ashtu Rita Ora, shqiptarja e parë që pozon për kalendarin ikonik "Pirelli" - do të shfaqet nudo dhe provokuese në kalendarin e vitit 2022

“Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar”, shkroi një fans.

Një tjetër shtoi: “Rita Ora tani është një konsumuese e ‘Vegemite’ e vogël e lumtur”.

“Rita Ora duke provuar ‘Vegemite’ [një emoji i qeshur]”, shkroi një i tretë.

Gjatë episodit të premierës, ylli arriti të merrte një konkurrente në skuadrën e saj.

15-vjeçarja Sofia Watt pasi iu kthyen të gjitha karriget, vendosi të zgjedhë artisten shqiptare si trajneren e saj në këtë garë.

Rita u shpreh se mund të lidhej më shumë me të, pasi ajo vet ishte 15 vjeçe kur nënshkroi kontratën e saj të parë për një këngë.

“Ju do të merrni shumë po dhe jo dhe ky është vetëm realiteti, por forca që unë mund të dëgjoj në aftësinë tuaj vokale, është diçka që askush nuk mund ta godasë atë”, tha ajo.

Çfarë është ‘Vegemite’

‘Vegemite’ (Foto: Wikipedia)

‘Vegemite’ është një ushqim australian i trashë, ngjyrë kafe e errët, i bërë nga ekstrakti i majave të birrës, me aditivë të ndryshëm të perimeve dhe erëzave. Ajo u zhvillua nga Cyril Callister në Melburn, Victoria në 1922. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori