LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i CR7 pasi arriti 750 gola në karrierë: Faleminderit edhe rivalëve të mi që më kanë nxitur të angazhohem më shumë

Reagimi i CR7 pasi arriti 750 gola në karrierë: Faleminderit edhe rivalëve të mi që më kanë nxitur të angazhohem më shumë
(Fotomontazh: Twitter/Goal)

Cristiano Ronaldo ka prekur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij mbresëlënëse duke arritur shifrën prej 750 golash të shënuar.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyivit që u zhvillua të mërkurën mbrëma, ai ishte njëri nga golashënuesit duke e ngritur në 750 numrin e golave të shënuar me klube dhe me kombëtaren.


“750 gola, 750 momente të lumtura, 750 qeshje në fytyrat e tifozëve tanë”, ka shkruar superylli i Juventusit në rrjetet sociale.

“Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar ta arrij këtë numër mahnitës, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më kanë bërë të punoj shumë e më shumë secilën ditë”, ka theksuar më tej CR7.

Ronaldo tanimë ka shënuar 750 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtare
Lexo po ashtu Ronaldo tanimë ka shënuar 750 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtare

Juventusi e fitoi me rezultat 3-0 takimin në Kiev dhe në xhiron e fundit të fazës grupore do të udhëtojë në Barcelonë, ku pritet të shohim një superpërballje ndërmjet Ronaldos dhe Lionel Messit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori