LAJMI I FUNDIT:

Reagime të shumta në Kosovë për shtyrjen e liberalizimit të vizave (Video)

Reagime të shumta në Kosovë për shtyrjen e liberalizimit të vizave (Video)

Lajmi se në Bashkimin Evropian sivjet nuk do të diskutohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ) thotë se nga kjo pësojnë vetëm qytetarët. Ndërkaq këta të fundit shprehen të zhgënjyer me një trajtim të tillë nga BE-ja.


Vizita e komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn u dha fund shpresave të qytetarëve që në fund të këtij viti Kosova të ketë heqje të vizave, edhe pse kjo ishte premtuar shumë herë nga krerët shtetërorë.

Për këtë reagoi edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).

Ky këshill konsideron se nga mosliberalizimi i vizave pësojnë qytetarët, e jo politikanët. KMDLNJ-ja, po ashtu, kërkoi bashkëpunim në mes partive në pushtet dhe atyre opozitare.

Për Taulant Kryeziun, njohës i integrimeve evropiane nga Instituti EPIK, Komisioneri Johannes Hahn nuk ishte se solli ndonjë risi, ngase ka qenë e pamundur që Kosova të hyjë në Këshillin e Evropës, pa kaluar në Parlamentin Evropian.

“Ka qenë e pamundur ajo që ka mbizotëruar në diskursin publik që ne mund të futemi në agjendë. Duhet kuptuar që vendi ynë gjendet në ‘trialog’. Diskutime të tilla që çojnë deri te një marrëveshje jo formale. Për t’u formalizuar ajo marrëveshje, duhet të kemi një votim të ri në komitetin LIBE, në seancë plenare, Parlament Evropian, tek ambasadorët dhe në fund kulmon me një vendimmarrje në Këshill. Për të qartësuar për të gjithë, ajo që u votua në shtator është dhënë mandati për të folur me vendet anëtare”, shprehet Kryeziu, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është rruga e vetme që dërgon drejt integrimeve.

“Duhet kuptuar edhe një gjë, se ky proces mund të ecë përpara nëse luftohet krimi dhe korrupsioni dhe ndërtimi i një sistemi të drejtësisë me integritet dhe kredibil”, tha Kryeziu.

Edhe qytetarët nuk besojnë në liberalizim të shpejt të vizave. E fajin e hedhin te politika.

“Unë mendoj që kanë të drejt evropianët e jo ne. Sepse ne nuk i kemi përmbush ato detyra që na kanë dhënë, vetëm se po na thonë se i kanë përmbush. Unë mendoj se askush asnjëherë nuk na ka pengu, vetëm se e kemi penguar vetën”, shprehet qytetari Enver Hajredini.

“Ne e meritojmë me lëvizë. Na kanë mbetur të rinjtë pa punë. Ka ardhur kohë shumë e vështirë, pa punë pa asgjë…”, shprehet qytetari tjetër Rrahman Krasniqi

Ndërkaq, sipas komisionerit Hahn viti 2020 është koha më realiste për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori