LAJMI I FUNDIT:

Reagime në Melburn, për “muralin e përqafimit”!

Reagime në Melburn, për “muralin e përqafimit”!

Imazhi i kryeministres zelandeze duke përqafuar gruan myslimane, bëhet temë diskutimi në Melburn të Australisë

“Ne, njerëzit e Melburnit, nuk dëshirojmë që ky mural të jetë këtu. A duhet që ne të pikturojmë mural për secilin sulm terrorist?”, është reagimi.


Murali i punuar nga artistja Loretta Lizzio ka tërhequr vëmendje të madhe nga vende të ndryshme të botës dhe ka ngjallur polemika të shumta.

Imazhi gjigant është pikturuar në ballin e një kulle silosi që është e gjatë 25 metra dhe që ndodhet në Melburn, shkruan The Art Newspaper. Aty është fiksuar imazhi i Kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern, duke përqafuar një grua myslimane, pas sulmeve terroriste brenda dy xhamive në Zelandë të Re, ku mbetën të vdekur 51 persona.

Një peticion që kërkon heqjen e këtij murali është nënshkruar nga 14 mijë qytetarë. Por, artistja Lizzio ka thënë se “krimi mbi baza të urrejtjes është një problem global” dhe se projekti i saj ka të bëjë me dashurinë dhe pranimin e të gjithë atyre që quajnë Australinë shtëpi të tyre. /Klan Kosova/