LAJMI I FUNDIT:

RDM-ja do të propozoj ligje për çështje të ekologjisë

RDM-ja do të propozoj ligje për çështje të ekologjisë

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) e mbështet promovimin e strategjisë për ndryshime klimatike dhe aplikacionin për kadastër të gjelbërt në Bashkinë e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, për t’u ulur emetimi i gazrave nga serat duhet që të ndryshohen planet urbanistike të ndërtimit, furnizimit me energji dhe transporti. Për këto, RDM-ja thotë se duhet të bëhen edhe ndryshime ligjore përfshi një buxhet të posaçëm për zbatimin e këtyre ligjeve.


RDM-ja thekson se do të insistojë që qeveria e ardhshme të ndërmerr ndryshime ligjore në sferën e urganizmit, siç janë ligji për gjelbërim urban, ligje të reja për planifikim urban dhe ndërtim, si edhe ligj për arkitekt qyteti./Telegrafi/