LAJMI I FUNDIT:

Raufi: Ekspertiza e armës në rastin “Mostra” është montuar nga MPB

Raufi: Ekspertiza e armës në rastin “Mostra” është montuar nga MPB

Avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra” tha se “sot ishim dëshmitarë se rasti “Monstra” nuk është montuar nga ana e MPB-së vetëm më dëshmitarin e mbrojtur dhe automobilin, por edhe me ekspertizën e armës dhe tokës që është shfrytëzuar te liqeni i Smillkovcës”.

Ai theksoi se është e dyshimtë që mostrat për ekspertizë, gjegjësisht gëzhojat nuk dihet se kush i ka dorëzuar për ekspertizë në MPB, që bën edhe më të dyshimtë se një nga gëzhojat është gjetur në Belimbegovë, për të cilën ekspertiza vërteton se i përgjigjet me ato të Liqenit të Smillkovcës.


“Në fotografinë me numër 13, ku ka tri gëzhoja në një vend, nuk është e mundur dy të mos përgjigjen me ato të liqenit të Smillkovës, dhe njëra të përgjigjet. Këtu paraqitet dyshimi se një gëzhojë ka dalë nga depoja e MPB-së dhe e vendosur te të tjerat”, tha Raufi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti “Monstra”: Tre armë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve
Lexo po ashtu Rasti “Monstra”: Tre armë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve

Në seancën e sotme për lëndën “Monstra” ekspertët e NOB-së u prezantuan gjetjet nga ekspertiza e tokës te liqeni i Smillkovës dhe armës që ka shërbyer për vrasjen e pesëfishtë.

Seanca e ardhshme është caktuar më 26 tetor ku do të vazhdojë me procedurë dëshmuese me ekspertizat tjera të mbetura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori