LAJMI I FUNDIT:

Ratifikohet Marrëveshja me vlerë 2.4 milionë në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ

Ratifikohet Marrëveshja me vlerë 2.4 milionë në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ

Me propozimi të Ministrit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Ratifikimi të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ për bashkëfinancimin e Projektit “Creating Employment Through Export Promotion” (CETEP). Projekti “Krijimi i Vendeve të Punës Përmes Promovimit të Eksporti” është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it gjerman, me vlerë 2.4 milionë euro, nga të cilat 1.2 milionë ndahen nga Ministria, ndërsa 1.2 milionë të tjera nga GIZ.

Me rastin e votimit në Kuvend të këtij ligji, ministri Beqaj ka deklaruar se projekti CETEP ka vlerë 4.2 milionë eruo dhe do të shërbejë për përkrahjen e sektorit privat, prodhimit, eksportit dhe grave në biznes, duke theksuar se me këtë projekt do të rriten fondet për përkrahje të sektorit privat në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ai ka thënë po ashtu se me qëllim të rritjes së kredibilitetit të procesit të ndarjes së fondeve, të gjitha procedurat e projektit do të ekzekutohen nga GIZ, me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe dyfishimin e mjeteve financiare.


Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësië në kuadër të aktiviteteve në përkrahje të sektorin privat, në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësië, në vazhdimësi po gjen përkrahje edhe të partnerëve ndërkombëtarë, në realizimine e objektivave në fuqizimin e ekonomisë dixhitale, rritjen e punësimit dhe avancimin e shërbimeve të ndërmarrjeve kosovare.​ /Telegrafi/