LAJMI I FUNDIT:

Rasti i tokës së Manastirit të Deçanit e ndalimi i dinarit serb, Bislimi: Nuk ka logjikë që në një rast të kërkohet zbatimi i Kushtetutës e në tjetrin jo

Rasti i tokës së Manastirit të Deçanit e ndalimi i dinarit serb, Bislimi: Nuk ka logjikë që në një rast të kërkohet zbatimi i Kushtetutës e në tjetrin jo

Zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë sot se Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.


“Nuk ka logjikë në njërën rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet në tërësi siç është rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë po këtë mos e zbatoni…”, tha ai.

Ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euroshe dhe i dinarit serb, BQK publikon sqarime shtesë  
Lexo po ashtu Ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euroshe dhe i dinarit serb, BQK publikon sqarime shtesë  

Ndryshe, ditë më parë u raportua se Gjermania vazhdon t’ia kërkojë Kosovës zbatimin e obligimeve të ndjeshme që i ka shtyrë me vite, për të mundësuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Vendimi për Manastirin e Deçanit dhe Asociacioni kushte të Gjermanisë për KiE, përgjigjet Qeveria e Kosovës
Lexo po ashtu Vendimi për Manastirin e Deçanit dhe Asociacioni kushte të Gjermanisë për KiE, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Ambasada gjermane në Prishtinë i ka thënë Televizionit Dukagjini se këtu veçanërisht përfshihet zbatimi i vendimit për pronën e Manastirit të Deçanit ose themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, në dhjetor 2023 Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila thekson se e vetmja valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro dhe me këtë rrjedhimisht nga 1 shkurti ndalohet dinari serb.

Pas kësaj kanë reaguar nga BE-ja dhe SHBA, duke kërkuar që të shtyhet zbatimi i vendimit.

Ndalimi i dinarit serb, Departamenti i Shtetit i kërkon Kosovës më shumë kohë për zbatimin e vendimit
Lexo po ashtu Ndalimi i dinarit serb, Departamenti i Shtetit i kërkon Kosovës më shumë kohë për zbatimin e vendimit

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, t’i adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit, për të zbutur ndikimin që mund të ketë ai te banorët për të cilët vlen.

Ndërkaq, ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se është shqetësuese që ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores.

“U takova me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili dhe diskutuam rregulloren e ndryshuar për operacionet me para të gatshme, e cila gjithashtu rregullon procesin e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera që dyshohet se janë të falsifikuara.

E pyeta edhe se si do të zbatohet pasi që pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe. Shpreha shqetësimin për faktin se ka shumë pak kohë për përshtatje para hyrjes në fuqi të rregullores”, ka shkruar Szunyog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori