LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për Manastirin e Deçanit dhe Asociacioni kushte të Gjermanisë për KiE, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Vendimi për Manastirin e Deçanit dhe Asociacioni kushte të Gjermanisë për KiE, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Gjermania vazhdon t’ia kërkojë Kosovës zbatimin e obligimeve të ndjeshme që i ka shtyrë me vite, për të mundësuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ambasada gjermane në Prishtinë i ka thënë Televizionit Dukagjini se këtu veçanërisht përfshihet zbatimi i vendimit për pronën e Manastirit të Deçanit ose themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Duke cituar raportin e Këshillit të Evropës, ambasada ka treguar rrugën që Kosova duhet të ndjekë për anëtarësim në këtë mekanizëm të rëndësishëm evropian.

“Tani i takon Kosovës t’i plotësojë ‘detyrat e shtëpisë’ të përshkruara në Raportin Ligjor të Avokatëve të shquar, të publikuar më 27 nëntor për përfundimin me sukses të aplikacionit për anëtarësim. Kjo përfshinë, në veçanti, zbatimin e hershëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për kontestin për tokën mbi Manastirin e Deçanit ose përmbushjen e zotimit për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe”.

“Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën kanë vizituar së fundmi vendin dhe raporti i tyre me rekomandimet që Kosova duhet të adresojë do t’i prezantohet së shpejti Asamblesë Parlamentare”, kanë thënë tutje nga ambasada gjermane.

Përkundër këtij qëndrimi, zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, vlerëson që jo domosdoshmërisht çështja e pronave të Manastirit në Deçan ndërlidhet me Këshillin e Evropës.

Sipas tij, Kosova është shembull në zbatimin e vendimeve, krahas faktit që ka edhe vende anëtare të Evropës që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Nuk e them që vendimet nuk duhet të zbatohen aspak, çështja është që kemi të bëjmë me disa çështje të ndjeshme dhe nuk është vetëm vendimi i rastit të manastirit të Deçanit, pra nuk duhet të marrim qasje arbitrare në përzgjedhjen e çështjeve që duhet të ngritën”, thotë Ahmeti.

Kurse sa i përket Asociacionit, Ahmeti e vlerëson të paarsyeshme që anëtarësimi të kushtëzohen me themelimin e këtij mekanizmi, pasi thotë se ai nuk ka të bëjë asgjë me Këshillin e Evropës.

“Pra nuk është Kosova ajo që nuk ka ardhur me ide dhe gatishmëri që të ecet përpara, nuk është Kosova ajo që ka sulmuar një shtet tjetër nëpërmjet sulmeve terroriste sikurse ai i 24 shtatorit. Prandaj nuk shoh asnjë arsye që procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës të kushtëzohet me çështje që nuk ndërlidhen me Këshillin e Evropës”, thekson ai.

Pa dhënë afate se kur do përfundojë procesi, Ahmeti shton se Raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyani mbetet ta përfundojë raportin dhe më pastaj i njëjti të votohet në asamblenë parlamentare, dhe si hap i fundit ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori