LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Pika, “Subvencioni 2021” dhe “Brezovica” – mbi 150 zyrtarë të arrestuar për përfshirje në vepra kriminale

Rasti “Pika, “Subvencioni 2021” dhe “Brezovica” – mbi 150 zyrtarë të arrestuar për përfshirje në vepra kriminale

Aktivizimi i institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, ka vendosur në pranga me qindra zyrtarë të cilët ishin pjesë e institucioneve të ndryshme në vend.

Në mesin e qindra të arrestuarve përveç zyrtarëve shtetëror pati edhe persona të tjerë që nuk kanë funksione në institucionet e vendit.

Aksionet e shumta të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë u realizuan përgjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij tre mujori të këtij viti. Nga këto aksione deri më tani janë arrestuar mbi 150 persona, shumica prej tyre zyrtarë në institucione të ndryshme të vendit, të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale.

“Subvencioni 2021”, “Brezovica” dhe aksioni i fundit “Pika” i realizuar dje, janë tre aksionet më të mëdha kundër luftës së krimit dhe korrupsionit, në mesin e shumë të tjerëve që janë realizuar.

“Subvencioni 2021”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 15 janar të vitit 2021 kishte nisur veprimet e para hetimore në drejtim të hetimit të disa zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillim Bujqësorë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, pas dyshimeve për dallavere me subvencione.

Dyshimet e para ishin se në kohë dhe në vende të ndryshme kanë pranuar ryshfet në forma të ndryshme, kanë dhënë ryshfet dhe të njëjtin e kanë ndarë mes vete me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitonin dobi pasurore

Më 24 dhe 25 shkurt 2021, Policia e Kosovës Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, realizoi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë.

Bastisje në atë kohë pati edhe në Istog, Gjilan, Podujevë e Lipjan, ku në përfundim të operacionit në pranga përfunduan 21 persona nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve dhe subvencioneve, si dhe u sekuestruan 400 mijë euro.

Aksionet në kuadër të rastit “Subvencionet 2021” nuk përfunduan me kaq. Një tjetër aksion u realizua më 1 mars 2021, në rajonin e Pejës, ku u arrestua zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë.

Të gjitha lajmet nga “Subvencioni 2021”
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga “Subvencioni 2021”

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet A.B., zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së, shkruan Telegrafi.

Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë 48.000.00 € (dyzet e tetë mijë euro) dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh”, kishte njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Aksionet vazhduan, dhe më 12 mars 2021 policia kishte arrestuar edhe dy persona në fshatin Ponesh të Gjilanit, nën dyshimin se në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar, njëri nga të arrestuarit ishte zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan, kurse tjetri një fermer.

Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit
Lexo po ashtu Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Aksioni kishte vazhduar përgjatë vitit 2021 edhe disa herë të tjera. Më 30 qershor 2021, policia kishte zhvilluar aksion sërish në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Gjatë këtij aksioni ishin arrestuar edhe 21 persona të tjerë në mesin e tyre 14 zyrtarë.

“Të njëjtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, legalizim i përmbajtje së rreme, mashtrim me subvencione etj. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartëcekura dhe ndaj tyre do të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit”, pati deklaruar në një konferencë për media, prokurori Rafet Halimi.

Arrestimit edhe të 31 personave të tjerë për keqpërdorime me subvencione, i parapriu sërish një aksion i zhvilluar më 3 dhjetor 2021, në disa lokacione të ndryshme të Kosovës.

Prokuroria Speciale kishte njoftuar se nga ky aksion janë ndaluar dhe intervistuar gjithsejtë 31 persona, prej tyre 12 zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK.

Ndërkaq, aksioni ishte zhvilluar në komunat: Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë. Përderisa, 19 persona ishin intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve.

Deri më tani aktakuzë për rastin “Subvencionet 2021” është ngritur ndaj 21 personave. Ngritja e aktakuzës ka ardhur pas zhvillimit të hetimeve për pak më shumë se një vit, ku prokurori Rafet Halimi më 22 shkurt 2022 ngriti aktakuzën ndaj 21 personave të cilët i ngarkon me veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit” dhe ndihmë në “Marrje ryshfeti” “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit” “Mashtrim me subvencione” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650 euro.

Rasti “Brezovica”

Luftimi i krimit dhe korrupsionit në vend, vazhdoi me aksioni “Brezovica” më 21 dhjetor të vitit 2021, ku nga aksioni i parë rezultuan të arrestuar 10 persona, në mesin e tyre ishte edhe ish kryetari i Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq dhe nëntë zyrtarë tjerë të kësaj komune.

Për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, Prokuroria kishte njoftuar se dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

Në aksionin e 21 dhjetorit ishin bastisur 10 lokacione në regjionin e Ferizajt, Prishtinës dhe në Shtërpcë, ku janë sekuestruar para, armë, vetura si dhe disa dokumentacione, shkruan Telegrafi.

Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Ferizaj u kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar. Pas aksionit të 21 dhjetorit, Policia vazhdoi aksionin “Brezovicës” më datën 6 janar.

Aksioni "Brezovica", rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive - të sekuestruara para dhe prona
Lexo po ashtu Aksioni "Brezovica", rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive - të sekuestruara para dhe prona

Gjatë operacionit të 6 janarit u arrestuan edhe 10 persona, ndërkaq në pranga si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit kanë përfunduar ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku dhe Bedri Halimi, kryeinspektor në këtë ministri.

Policia gjatë aksionit më 6 janar, kishte bastisur nëntë lokacione në tri komuna, në Ferizaj, Shtërpcë dhe Prishtinë dhe disa zyre në Ministrinë e Mjedisit.

Pas 22 personave që u arrestuan në dy aksionet e mëhershme, Policia vazhdoi aksionin edhe me datën 3 mars të këtij viti. Siç njoftoi Prokuroria e Ferizaj, gjatë këtij aksioni ishin arrestuar 7 persona, dhe bastisur 12 lokacione.

Bastisjet ishin bërë në 12 lokacione të ndryshme në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan, shkruan Telegrafi.

Prokuroria njofton se, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Aksioni “Pika”

Inspektorati Policor i Kosovës dje njoftoi se në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kishte filluar një operacion të gjerë në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhej në njoftimin e IPK-së.

Në kuadër të këtij operacioni nën pranga u vunë 50 zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve dy ishin komandantë në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë” si dhe dy zyrtarë doganorë.

Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare
Lexo po ashtu Aksioni i sotëm në Gjakovë e Prizren, arrestohen 48 zyrtarë policorë në mesin e tyre dy komandantët e dy pikave kufitare

Zyrtarët që u arrestuan dyshohet se janë të involvuar në mbi 400 veprimtari kriminale. Pas operacionit që u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, në një konference për media u deklaruan Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Kryeprokurori i Shtetit deklaroi se edhe 10 persona të tjerë janë në arrati.

“Sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga policia e Kosovës, dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa personat tjerë janë në arrati, dhe disa nuk janë shtetas të Kosovës”, tha Lumezi.

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj deklaroi se zyrtarët e arrestuar dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale.

Gjithashtu, Hodaj bëri të ditur se për zyrtarët policorë është rekomanduar suspendimi dhe se të gjithë gjenden nën paraburgim, shkruan Telegrafi.

Operacioni 'Pika', arrestimi i 50 zyrtarëve shtetërorë, qindra veprimtari kriminale, deklarimi i kryeprokurorit - të gjitha detajet e aksionit të IPK-së
Lexo po ashtu Operacioni 'Pika', arrestimi i 50 zyrtarëve shtetërorë, qindra veprimtari kriminale, deklarimi i kryeprokurorit - të gjitha detajet e aksionit të IPK-së

Kurse, drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, u shpreh se siguria në pikat kufitare është në nivelin maksimal, dhe se policët e arrestuar janë zëvendësuar nga të tjerët.

Pasditen e së enjtes, Policia arrestoi edhe katër persona në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, prej tyre tre ish-zyrtarë të lartë të “Trafikut Urban”.

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njoftoi se ka arrestuar katër persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikti i interesit dhe ndihma.

Sipas njoftimit për media, bëhet fjalë për R. B., ish-kryesues i Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban”, L. R., ish-kryeshef i “Trafikut Urban”, F. T., ish- sekretar në “Trafiku Urban” dhe V. K., ish -menaxher në një auto-sallon.

“Ata dyshohet se kanë arritur që përmes marrëveshjeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale, duke i shkaktuar dëme buxhetit të ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete”, thuhej në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori