LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Keqpërdorimet me buxhetin e Kosovës, shteti nis aksionet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Java që lamë pas ka shënuar aktivizimin e institucioneve në luftë kundër korrupsionit në Kosovë, përmes disa aksioneve e bastisjeve që u realizuan në disa lokacione në vend.

Më 24 shkurt 2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, realizoi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë.


Bastisje u re edhe në Istog, Gjilan, Podujevë e Lipjan, ku në përfundim të operacionit në pranga përfunduan dymbëdhjetë persona nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve dhe subvencioneve, si dhe u sekuestruan 400 mijë euro.

Menjëherë pas arrestimit të tyre, Prokuroria Themelore e Prishtinës fillimisht kërkoi paraburgim për 11 të arrestuarit S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., ishte shoqëruar vetëm në stacionin policor dhe i njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Pas kësaj kërkese të Prokurorisë, Gjykata Themelore mori vendim për caktimin e paraburgimit prej një muaji për 9 nga të arrestuarit gjatë aksionit “Subvencioni 2021”, kurse dy të tjerëve u caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021 u konfiskuan: rreth 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë.

Një ditë më pas, më 25 shkurt 2021, Policia e Kosovës arrestoi edhe nëntë persona në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021”, të dyshuar të cilët dyshohet se përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Këta persona u arrestuan në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim: tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Rasti “Thesari”

Më 25 shkurt 2021, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditura detaje të reja lidhur me vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit që ndodhi në tetor të vitit të kaluar.

Prokuroria njoftoi se janë bllokuar 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri Kadri Shala, pronar i LDA Group. Po ashtu janë bllokuar 600 mijë euro, si dhe janë sekuestruar 4 vetura vlera e të cilave kap shumën rreth 100 mijë euro.

Prokuroria ka theksuar se në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve, kredive etj, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit.

Lidhur me këtë rast vazhdojnë të jenë në paraburgim dy persona, Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Arrestime edhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Policia e Kosovës është duke vazhduar me luftimin e aferave korruptive, në mesin e të cilëve janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë. Gjatë ditës së djeshme, u shoqërua në polici, drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Përveç Krasniqit, policia njoftoi se ka arrestuar edhe një person tjetër.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njëjtit janë shoqëruar në polici për intervistim mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, deklaruan dje për Telegrafin nga zyra për informim e PK-së.

Pas kësaj Prokuroria Themelore e Prishtinës, njoftoi se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, Lavdim Krasniqi dhe asistentja e tij janë ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Të lartcekurit janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar dje Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori