“Subvencioni 2021”: Një muaj paraburgim për nëntë zyrtarë – arrest shtëpiak për dy të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për nëntë nga të arrestuarit gjatë aksionit “Subvencionet 2020”, ndërkaq kundër dy të arrestuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Kështu bëjnë të ditur nga Gjykata, përmes një komunikate për medie.
Sipas komunikatës, “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se këto masa të sigurisë janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”.
Në komunikatë thuhet se “ekziston rreziku se po të gjendeshin në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, po ashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek dëshmitarët aktual dhe ata të mundshëm të prokurorisë”.
Po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale si dhe të njëjtit do të ndikonin në hetimin i cili është duke vazhduar.
“Të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, ndërsa kundër të pandehurve SH.K., dhe K.B–S. është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Të pandehurit në këtë çështje penale dyshohen nga Prokuroria se në kohë dhe vende të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja kanë pranuar dhe kanë dhënë ryshfet nga persona të ndryshëm, pastaj i kanë ndarë në mes vete.
“Po ashtu në mënyrë direkte apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar përfitim – para për vete në mënyrë që të veprojnë apo të mos veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare, konkretisht të pandehurit kanë kërkuar ryshfet nga persona të ndryshëm kryesisht fermer, me qëllim që ti fusin në listat e përfituesve të subvencioneve, ku dyshohet se disa prej fermerëve janë futur në lista duke dhënë ryshfet-para, me ç’rast kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare apo autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatë.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Ndryshe, dymbëdhjetë persona të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara është bilanci i aksioneve që ka realizuar mëngjesin e së mërkurës Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
I gjithë operacioni që ndodhi gjatë ditës së sotme në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, ndodhi nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, Policia e Kosovës vazhdoi operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku të enjten janë arrestuar edhe nëntë (9) persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme.
Kësaj radhe, bëhet fjalë për persona që dyshohet se përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City