LAJMI I FUNDIT:

Rasmus Kristensen i bashkohet zyrtarisht Romës në një marrëveshje speciale

Rasmus Kristensen i bashkohet zyrtarisht Romës në një marrëveshje speciale

Rasmus Kristensen i është bashkuar zyrtarisht Romës në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Leeds.

Giallorossët kanë konfirmuar nënshkrimin e tij në rrjetet sociale dhe me një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.


“AS Roma është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Rasmus Kristensen në një marrëveshje huazimi nga Leeds United deri më 30 qershor 2024”, thuhet në komunikatën e klubit.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh – ju mund ta ndjeni historinë sapo hyni këtu”, ka thënë në anën tjetër reprezenutesi danez që ka zgjedhur fanellën me numër 43.

“Suksesi evropian i Romës në vitet e fundit më bëri të dëshiroj të luaj për këtë klub edhe më shumë. Mezi pres të filloj këtu”.

Ndërsa, drejtori i Romës, Tiago Pinto ka thënë: “Rasmus është një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë të gjatë, madje edhe para se të bashkohej me Leeds, dhe tani më në fund kemi mundësinë ta sjellim atë në Romë”.

“Ai ka grumbulluar një përvojë të madhe pavarësisht moshës së tij të re. Ne jemi të bindur se ai do të rrisë opsionet tona mbrojtëse dhe do ta bëjë skuadrën tonë edhe më të fortë”.

Roma ishte në gjendje të nënshkruante 26-vjeçarin në formë huazimi falë një klauzole në kontratën e tij me Leeds United e cila e lejoi atë të largohej me një marrëveshje të përkohshme pas rënies së klubit nga Liga Premier në 2022-23. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori