LAJMI I FUNDIT:

Rashiti: Serbia po e përdor veriun për ta shantazhuar Kosovën, ndërkombëtarët nuk po arrijnë ta kuptojnë

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ka thënë se epiqendra e procesit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi për faktorin ndërkombëtar është veriu.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Rashiti ka deklaruar se në thelb nuk është kështu pasi sipas tij, për Serbinë veriu është vetëm një instrument për ta shantazhuar dhe bllokuar Kosovën.


Por, analisti politik ka thënë se faktori ndërkombëtar ka dështuar ta kuptojë me vite këtë.

Rashiti thotë se situata në veri nuk po shkon drejt normalizimit: Kosova të bëjë një ofertë politike
Lexo po ashtu Rashiti thotë se situata në veri nuk po shkon drejt normalizimit: Kosova të bëjë një ofertë politike

“Prej fillimit të mandatit të kësaj qeverie, faktori ndërkombëtar ka pasur qasje krejtësisht ndryshe me Qeverinë. Ka pasur mosmarrëveshje, keqkuptime e dallime të mëdha. Por, në faza të mëhershme Qeveria në çdo rrethanë është dashur ta menaxhojë më mirë çështjen e veriut sepse ajo është situatë ekspozuese. Argumenti im gjithmonë në lidhje me këtë situatë është që mos të kishin qenë tabelat, do të kishte qenë një arsye tjetër që presidenti serb t’i tërheqte serbët nga institucionet e Kosovës, pra do ta rrebelonte veriun. Ky ka qenë synimi i tij”, është shprehur Rashiti.

“Ideja është që institucionet e Kosovës të koncentrohen më shumë te procesi i normalizimit, duke iu ikur incidenteve të tilla në veri. Po e shohim se sa sensitiv është faktori ndërkombëtar ku edhe përkundër marrëveshjes për normalizim, i gjithë fokusi kthehet në veri. Epiqendra e procesit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi për faktorin ndërkombëtar është veriu, e në thelb nuk është pasi për Serbinë veriu është vetëm një instrument për ta shantazhuar dhe bllokuar Kosovën. Këtë faktori ndërkombëtar ka dështuar ta kuptojë me vite dhe tani jemi në një situatë s’mund të marrë as nënshkrimin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit e as zotim për de-eskalimin e situatës në veri”.

Naim Rashiti gjatë intervistës në emisionin “Përballje”, foto: Burim Mjeku

Mes tjerash, ai ka thënë se ky është realitet i ri i politikës së jashtme dhe me të cilin Kosova duhet të ballafaqohet.

“Duhet të kthehet një hap mbrapa të ulet në Prishtinë e të mendojë mirë një plan konkret për veriun dhe të merret me menaxhimin e situatës pa llogaritur shumë në procesin e normalizimit. Tani presidenti Vuçiq kërkon edhe autonomi të madhe sepse faktori ndërkombëtar nuk po kërkon zgjidhje njëjtë si në vitin 2015, domethënë faktori ndërkombëtar po kërkon një zgjidhje siç e thashë shumë më të madhe, gjithçka tjetër përveç ndarjes. Kjo është realitet”, ka theksuar Rashiti.

“Kjo fjala autonomi nuk është përdorur vetëm nga presidenti i Serbisë, është përdorur edhe nga faktori ndërkombëtar edhe tani ka marrë rrugë në këtë proces. E rëndësishme është po prapë pa normalizim dhe Kosova e ka një argument të fuqishëm që nuk mund ta finalizojë statusin e veriut pa normalizim të plotë. Duke pasur parasysh që nuk ka normalizim, atëherë duhet t’i kthehet një procesi politik, të përdorë instrumentet apo idetë çfare i ka qeveria apo të ketë një qëndrim më të madh më madhor politik, nuk e di se si do të formësohet ajo dhe të ulet me miqtë e saj ta menaxhojë veriun”.

Në fund, ai ka thënë se situata në veri kërkon menaxhim shumë të kujdesshëm sepse aty mbetet burim i shfrenimit të situatës së sigurisë për krejt Kosovën.

“Jo që do të ketë trazira në Prishtinë e në jug, po mbetet siç po e shohim lajm ndërkombëtar i përhershëm”, ka përfunduar Rashiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori