Kosova humbi me rezultat 0-4 nga Anglia në stadiumin “Fadil Vokrri”, në atë që njihej si ndeshja e prestigjit, duke qenë se Tre Luanët e kishin siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, ndërsa Dardanët ishin matematikisht jashtë nga kjo garë.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Milot Rashica ka thënë se skuadra e nisi më mirë pjesën e parë në krahasim me atë ndaj Republikës Çeke dhe po të bënte një lojë të tillë në Plzen, do të nxirrte një rezultat më të mirë.

Mbyllen me humbje të thellë ndaj Anglisë këto eliminatore, tani vëmendja te ndeshja e marsit Mbyllen me humbje të thellë ndaj Anglisë këto eliminatore, tani vëmendja te ndeshja e marsit

“Rezultati nuk është real me lojën që treguam, por ata shënuan me pak raste, ndërsa ne nuk i shfrytëzuam rastet tona”, është shprehur anësori i Werder Bremenit pas sfidës.

Ai ka sqaruar se gjithmonë mungonte diçka në pasimin e final në fazën e sulmit, për kët arsye Kosova nuk u tregua e rrezikshme sa duhej.

Njëherësh, Rashica e ka lëvduar edhe mbrojtjen ekipit kundërshtar duke thënë se Anglia nga një prej mbrojtjeve më të mira në botë. /Telegrafi/