LAJMI I FUNDIT:

Rashica në dyshim ndaj Bjellorusisë, vendimi do të merret kur të mësohet disponueshmëria

Rashica në dyshim ndaj Bjellorusisë, vendimi do të merret kur të mësohet disponueshmëria
(Foto: Instagram/milotrashica7)

Të hënën mbrëma, Kosova është mysafire e Bjellorusisë në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës kualifikuese për ‘Euro 2024’.

Për shkak të sanksioneve, skuadra nikoqire nuk mund t’i luajë takimet si vendas dhe derisa sfidat tjera i ka zhvilluar në Serbi, ndaj Dardanëve do të luajë në Budapest të Hungarisë, po ashtu pa tifozë.


Fazliji: Kosova është në garë për t’u kualifikuar në ‘Euro 2024’
Lexo po ashtu Fazliji: Kosova është në garë për t’u kualifikuar në ‘Euro 2024’

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Alain Giresse e ka bërë të qartë të zgjedhurit e tij do të luajnë për pikë të plota, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me gjendjen e disa prej futbollistëve.

Milot Rashica është në dyshim për këtë sfidë, ndërsa përzgjedhësi ka theksuar se akoma nuk e kemi të qartë nëse ai do të jetë në dispozicion të hënën mbrëma.

“Vendimi do të merret në momentin kur të kuptohet nëse do të jetë në gjendje të luajë apo jo”, ka qartësuar Giresse.

Kosova me objektiv të qartë ndaj Bjellorusisë
Lexo po ashtu Kosova me objektiv të qartë ndaj Bjellorusisë

Sa i përket Mirlind Kryeziut, trajneri ka thënë se ai është në dispozicion të skuadrës dhe mund të përfshihet në ekip në takimin e radhës. Njëherësh, përzgjedhësi ka theksuar se Ermal Krasniqi është pjesë e planeve të tij.

Kosova ka tri pikë nga tri barazime në po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin I, derisa Bjellorusia i ka të gjitha humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori