Trajneri i vushtrriasve, Bekim Shotani, ka konfirmuar se Rashica i ka dërguar një letër në ‘Facebook’.

“Valdrini më ka dërguar një mesazh në ‘Facebook’, ku ka shprehur interesimin e tij që në rast nëse nuk arrin të nënshkruajë me klubin Finlandës, të luajë për Kosovën e Vushtrrisë. Ai më ka thënë që ka biseduar edhe me Munishin dhe ai i ka premtuar kontratë. Unë i kam thënë nëse vjen së pari duhet të flasë me kryetarin e klubit, Bekim Patinën dhe për mua ai ka dyert e hapura”, tha Shotani për ‘Sport Plus’.


Më herët, Ismet Munishi, i cili tashmë udhëheq Hajvalinë, pati thënë se ka marrëveshje me lojtarin. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app