LAJMI I FUNDIT:

Rashford tallet keq me Arsenalin

Rashford tallet keq me Arsenalin

Marcus Rashford ka bërë shaka sa i përket debutimit të mrekullueshëm në Ligën Premier kundër Arsenalit.

Sulmuesi 18-vjeçar i skuadrës së Manchester United ka shënuar dy gola në përballjen kundër Gunners, teksa pas ndeshjes kishte konfirmuar se nuk do të ketë mundësi ta festojë fitoren, shkaku se ka provim në lëndën e kimisë.


“Për të gjithë njerëzit që janë duke më pyetur se si më ka shkuar provimi në kimi, më duhet të them që të shënoja gola ishte më e lehtë sesa ky provim”, ka shkruar në Twitter, Rashford.

Kujtojmë se talenti anglez ka realizuar gol edhe në Ligën e Evropës kundër Midtjylland me rezultat 5-1.