LAJMI I FUNDIT:

Rashani shënon për Erzurumin në Superligën e Turqisë

Rashani shënon për Erzurumin në Superligën e Turqisë

Elbasan Rashani ka vazhduar me ndeshje të mira në elitën e futbollit turk, duke shënuar dhe duke dhënë një asistim në ndeshjen e fundit.

Sulmuesi ka ndihmuar skuadrën e tij Erzurum BB që të fitojë me rezultat 3-2 në udhëtim te Alanyaspor.


Vushtrriasi shënoi golin e parë që u shkrua si autogol, në minutën e fundit të pjesës së parë për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë Rashani realizoi në minutën e 73-të për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Rashani iu bashkua skuadrës turke Erzurumspor në janar, ku ka bërë paraqitje shumë të mira.

Sulmuesi anësorë ka realizuar tre gola në Superligën turke, derisa Erzurumspor ka rënë nga elita. /Telegrafi/