LAJMI I FUNDIT:

Raporti i PE për Shqipërinë, Balla: Dështimi i hapjes së negociatave rrezik serioz për zgjerimin e BE-së

Raporti i PE për Shqipërinë, Balla: Dështimi i hapjes së negociatave rrezik serioz për zgjerimin e BE-së

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin, Taulant Balla, njëherësh drejtues i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka përshëndetur miratimin e raportit të PE-së për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si vlerësim ndaj progresit të vendit.

Në një njoftim në Facebook, Balla ka thënë se me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE-së do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit.


“Raporti vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2021, eurodeputetët anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme vlerësojnë orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj integrimit evropian”, tha Balla.

Parlamenti Evropian voton raportin: Shqipëria gati për fillimin e negociatave me BE-në
Lexo po ashtu Parlamenti Evropian voton raportin: Shqipëria gati për fillimin e negociatave me BE-në

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla ngre dhe shqetësimin për “ngecjen” e këtij procesi që thotë se përbën rrezik edhe për vetë Unionin.

“Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi, sipas raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”, shtoi Balla.

Rezoluta e Parlamentit Europian u komentua të enjten dhe nga kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin, Jorida Tabaku, e cila deklaroi se ngecja në proceset integruese për vendin është pasojë e keqqeverisjes dhe jo e vetos bullgare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori