LAJMI I FUNDIT:

Raphinha zbulon se si Hansi Flick ia ndryshoi mendjen që mos të largohet nga Barcelona

Raphinha zbulon se si Hansi Flick ia ndryshoi mendjen që mos të largohet nga Barcelona

Barcelona ishte vënë në kërkim të Nico Williams në korrik të vitit të kaluar, ku pritshmëritë ishin të larta se Raphinha do të shitet për të siguruar fondet e nevojshme për këtë transferim. 

Pasi dy sezoneve jo të suksesshme nga braziliani, largimi i tij nga Barcelona dukej i pashmangshëm dhe pak persona mund ta kenë besuar se ai do të qëndronte. 

Tani në cilësinë e zëvendëskapitenit, Raphihna ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm nën urdhrat e Hansi Flick. 


Ai ka zbuluar për Globo Esporte se ishte shumë i vërtetë fakti që po e konsideronte largimin nga klubi, deri në momentin kur mori një telefonatë nga Hansi Flick. 

“Një prej nesh do ta fitojë atë”, Lamine Yamal për betejën e Barcelonës për Topin e Artë
Lexo po ashtu “Një prej nesh do ta fitojë atë”, Lamine Yamal për betejën e Barcelonës për Topin e Artë

“Gjërat nuk po shkonin mirë. Po vija nga një sezon poshtë pritshmërive të mia dhe i pashë nejrëzit duke kërkuar që të largohesha, diçka që nuk ishte e mirë për klubin”. 

“Çdo ditë kishte lajme se unë do të largohesha. Në fund ia fillova të mendojë për këtë. Pas Copa America, Hansi Flick më telefonoi dhe më tha të vija në stërvitje para se të merrja ndonjë vendim dhe se ai dëshiron të bisedojë me mua”. 

28-vjeçari shpjegoi se kjo bisedë me teknikun gjerman ishte vendimtare që gjërat të ndryshonin për blaugranasit. 

“Kjo ishte një pikë e rëndësishme në vendimin tim për të qëndruar. Duke biseduar me gruan time i thoja asaj se Flick ishte një njeri i drejtë dhe i vlerëson lojtarët për dedikimin e tyre në stërvitje”. 

“Ai do të më dhuronte një javë për të dëshmuar veten time si lojtar dhe se ai nuk do të pendohej. Mendoj se funksionoi, mendoj se funksionoi”, ka thënë Raphinha. 

Raphinha ka realizuar 50 gola dhe asistime në 47 paraqitje për Brazilin dhe Barcelonën këtë sezon, ku i fundit erdhi ndaj Kolumbisë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit

Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit

La Liga
Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Ligat tjera
Imazhi i Szczesnyt në dhomën e zhveshjes për të cilin të gjithë po flasin

Imazhi i Szczesnyt në dhomën e zhveshjes për të cilin të gjithë po flasin

La Liga
Lamine Yamal flet për krahasimet me Messin

Lamine Yamal flet për krahasimet me Messin

La Liga
Tri transferimet e mëdha që Real Madridi planifikon të shpenzojë 200 milionë euro para Kupës së Botës për Klube

Tri transferimet e mëdha që Real Madridi planifikon të shpenzojë 200 milionë euro para Kupës së Botës për Klube

La Liga
Pedri thyen rekordin e madh të Messit te Barcelona

Pedri thyen rekordin e madh të Messit te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori