LAJMI I FUNDIT:

Rangnick pyetet nga tifozi i United për transferimin e Haaland, Kounde e Rice – më pas shpërthejnë të qeshurat

Rangnick pyetet nga tifozi i United për transferimin e Haaland, Kounde e Rice – më pas shpërthejnë të qeshurat

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, pati përgjigjen perfekte kur iu kërkua të nënshkruante me Jules Kounde, Declan Rice dhe Erling Haaland këtë verë.

Ka qenë një sezon dërrmues për Djajtë e Kuq dhe ata pritet të jenë aktivë në afatin kalimtar.

Rangnick do të marrë një rol ‘konsulence’ në fund të këtij sezoni dhe një mbështetës shpreson se ai do të përfshihet në rekrutimin e lojtarëve të rinj.

Kredia e imazhit: Alamy

Ndërsa takohej me tifozët pas barazimit 0-0 të së shtunës me Watford, Rangnick u pyet për mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, mesfushorin e West Ham United, Declan Rice dhe sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

“Ka tre emra të mëdhenj atje gjatë verës. Kounde, Rice dhe Haaland”, i tha një fans.

63-vjeçari ka kërkuar që emrat të përsëriten dhe pasi i ka dëgjuar sërish është përgjigjur: “Çfarë po ëndërron?”, ndërsa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Kredia e imazhit: Alamy

Kounde është shumë i vlerësuar në Spanjë dhe ishte afër bashkimit me Chelsea vitin e kaluar.

Rice e ka vendosur veten si një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier dhe rregullisht kapiten i West Ham.

Reprezentuesi anglez është vlerësuar me afër 100 milionë euro nga trajneri aktual David Moyes dhe United ka qenë i interesuar në të kaluarën.

Ndërkohë, Haaland pritet të largohet nga Dortmundi këtë verë pasi dominoi Bundesligën për dy sezone.

Nënshkrimi i njërit prej tyre do të ishte i madh për United, por të tre? Do të ndryshonte loja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori