LAJMI I FUNDIT:

Ramushi i jep një puthje të zjarrtë Anitës për të festuar Projektligjin për formimin e ushtrisë

Ramushi i jep një puthje të zjarrtë Anitës për të festuar Projektligjin për formimin e ushtrisë

Gjatë ditës së sotme (e enjte), deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë dritën jeshile formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke votuar kështu tri Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Këtij lajmi i janë gëzuar shumë qytetarë të vendit, ndër ta më se i lumtur duket të jetë edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


Ky i fundit, pasi ka dalë nga Parlamenti, i ka dhuruar një puthje të zjarrtë bashkëshortes së tij, spikeres Anita Muçaj-Haradinaj.

Ka qenë kjo e fundit, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku shfaqet momenti teksa çifti puthin njëri-tjetrin.

Anita dhe Ramushi shkëmbejnë puthje pas votimit të Projektligjit për ushtrinë (Foto: Anita Muçaj/InstaStory)

“Puthje për ushtrinë”, ka shkruar Anita në mbishkrimin e fotografisë, duk treguar arsyen se pse dyshja po festojnë.

Çifti Haradinaj janë shquar gjithmonë si një ndër çiftet më atraktivë, duke u bërë shpesh temë e mediave rozë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë ka marrë 98 vota pro, asnjë kundër ose abstenim. /Telegrafi/

Ramush dhe Anita Haradinaj (Foto: Anita Muçaj/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori