LAJMI I FUNDIT:

Ramsey prezantohet si lojtar i Juventusit: I lumtur që jam këtu, dua të bëj histori – zgjodha përsëri numrin 8

Ramsey prezantohet si lojtar i Juventusit: I lumtur që jam këtu, dua të bëj histori – zgjodha përsëri numrin 8
Aaron Ramsey (Foto: Juventus/Twitter)

Aaron Ramsey është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i Juventusit, teksa ka folur shumë gjëra në prezantimin e tij.

Ylli uellsian ka pasur prezantimin e tij sot (e hënë), ku ka befasuar teksa ka folur italisht, duke shtuar se dëshiron të bëjë histori dhe se nuk hezitojë të zgjedhe Juventusin kur i erdhi oferta.


“Dua të iu falënderoj të gjithëve që jam këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu në Juventus. Ky është nga ekipet më të mira në botë. Jam duke punuar shumë me pjesën tjetër të grupit që të jem gati sa më shpejt që është e mundur”, ishin fjalët e para të Ramseyt në prezantimin e tij si Bianconer.

Rabiot e Ramsey, yjet e rinj të ‘Zonjës’ – këta janë lojtarë që Juventusi i mori falas në 20 vitet e fundit
Lexo po ashtu Rabiot e Ramsey, yjet e rinj të ‘Zonjës’ – këta janë lojtarë që Juventusi i mori falas në 20 vitet e fundit

“Kur dëgjova se Juventusi ishte i interesuar për mua, mendova se do të ishte një ëndërr për të ardhur këtu, si dhe një sfidë e madhe”.

“Ju nuk mund ta refuzoni këtë mundësi. Ky është klubi i duhur për mua. Unë shpresoj që të jem pjesë e historisë së këtij klubi”.

“Mendoj se skuadra, lojtarët dhe menaxherët më kanë mirëpritur shumë mirë deri më tani. Kam folur me Sarrin disa herë. Ai është shumë i afrueshëm dhe i lehtë për të biseduar me të”.

“Pres që të ndihmoj shokët e rinj të ekipit tim. Jam duke pritur sfidën dhe shpresoj të luaj rolin tim”.

Ramsey duke folur fjalët e para si lojtar i Juventusit (Foto: Juventus/Twitter)

“Kam pasur një dëmtim të vogël; po ecën mirë. Ne po e kalojmë atë ditë pas dite dhe ndihem më e fortë. jam i sigurt se me mënyrën se si po shkon, do të kthehem së shpejti”.

“Po, kam kërkuar fanellën me numër 8 që e kam veshur në Arsenal dhe pasi që ishte e lirë këtu, më duhej të merrja me të dyja duart”.

“Marchisio ishte një lojtar i pabesueshëm dhe i fola atij disa herë. Nëse unë mund të imitoj atë që ai ka bërë për Juventusin, do të jem i lumtur”, përfundoi uellsiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori