LAJMI I FUNDIT:

Ramos i kërkon llogari Modricit në dhomat e zhveshjes (Foto)

Ramos i kërkon llogari Modricit në dhomat e zhveshjes (Foto)

Sergio Ramos ka qenë fytyra tragjike e natës së mbrëmshme kur ka humbur penalltinë për Spanjën.

Spanja krijoi epërsi të hershme ndaj Kroacisë por në fund u mposht me rezultat të ngushtë 2:1.

Ishte mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos që humbi një penallti në këtë takim duke pritur portieri kroat Subasic.


Por deri tek pritja erdhi pasi Modric tregoi se në cilën anë do të gjuajë bashkëlojtari i tij tek Real Madridi.

Pas ndeshjes është bërë një foto ku shihet Ramos dhe Modric duke biseduar, ndërsa nëpër rrjete sociale tifozët e shumtë bëjnë shaka duke thënë se mbrojtësi spanjoll ka kërkuar nga kroati llogari për fjalët e tij. /Telegrafi/

Ramos