LAJMI I FUNDIT:

Ramos fton në dasmë Piquen, Beckhamin dhe shumë kolegë – por jo edhe Ronaldon

Ramos fton në dasmë Piquen, Beckhamin dhe shumë kolegë – por jo edhe Ronaldon
(Foto: Getty Images/Guliver)

Sergio Ramosi nuk e ka ftuar Cristiano Ronaldo në atë që është etiketuar si ‘dasma e vitit’ në Spanjë e që do të mbahet të shtunën.

Katedralja e famshme në Sevilla do të jetë vendi i ceremonisë martesore të kapitenit të Real Madridit me prezantuesen televizive, Pilar Rubio.

Në mesin e të ftuarve në dasmën e futbollistit është çifti i famshëm Victoria dhe David Beckham (një ish-galaktik, i cili ka luajtur me Ramosin për dy vite në Santiago Bernabeu).

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Partneri te ekipi i Spanjës dhe rivali me Barcelonën, Gerard Pique, po ashtu do të udhëtojë në Andaluzi me bashkëshorten tij, Shakira.

Të gjitha lajmet nga Sergio Ramos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergio Ramos

Dhe derisa në listën e të ftuarve janë shumë yje të futbollit, Marca njofton se në dasmë nuk është ftuar ish-bashkëlojtari i Ramosit te Reali, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Është raportuar se dy futbollistët i kishin prishur raportet në vitin e kaluar kur portugezi vendosi të largohej nga Madridi drejt Juventusit.

Ndryshe, në dasmën e çiftit të famshëm do të marrin pjesë mbi 500 mysafirë, ndërsa për argëtimin e të pranishmëve do të kujdeset grupi legjendar “AC/DC” që është paguar një milion euro për të performuar në këtë ceremoni.

Luka Modric, Zinedine Zidane, Jordi Alba, Sergio Busquets, Fernando Hierro, Ronaldo Nazario, Roberto Carlos, Vicente del Bosque e Iker Casillas – janë në mesin e të ftuarve. /Telegrafi/

Pilar Rubio dhe Sergio Ramos (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori