LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi flet për figurën e Albin Kurtit

Ramiz Kelmendi flet për figurën e Albin Kurtit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK), për deputet dhe biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ka shprehur qëndrimet e tij ndaj figurës së Albin Kurtit.

Kelmendi duke folur për akuzat e herëpashershme të Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tij, ka shprehur sigurinë se pastërtia e tij jetësore është larg më shumë se ajo e Albin Kurtit.


“Nëse unë nuk kam për 43 vjet jetese, në të gjitha regjimet dhe shtetet për rreth, asnjë akuzë, asnjë lajm të keq. Kjo tregon se jam jashtëzakonisht mirë, sepse unë kam pasur kontakt me korrupsionin, kam mujt me qenë në kontakt edhe me krimin, por kurrë nuk jam bo bashkë, as nuk do të bahna bashkë”, u shpreh Kelmendi.

Kelmendi gjatë intervistës në ‘Radio 1’ e ka sfiduar Albin Kurtin me shembullin se si politikan dhe biznesmen i suksesshëm ka qenë afër shumë dukurive dhe në kontakt me dukuri siç janë korrupsioni, mirëpo asnjëherë nuk është zhytur, gjë që sipas tij, për Albin Kurtit mbetet të shihet.

“Pastërtia jem është larg më shumë se pastërtia e Kurtit. Unë krenohem dhe Kosova duhet me u krenu me pastërtinë e një biznesmeni, për shkak se zotëri Kurti kurrë nuk është ardhë në kontakt me një tender miliardësh, 10 milionë e 100 milionësh, për të cilat pastaj do të shihet”, tha Kelmendi. /Telegrafi/