LAJMI I FUNDIT:

Ramazan Bogdani rrëfen për shqiptarët e Ukrainës

Ramazan Bogdani rrëfen për shqiptarët e Ukrainës
Ruajtja e traditës nga shqiptarët e Ukrainës

Jo të gjithë e dinë historinë e shqiptarëve që jetojnë në jug të Ukrainës. Ky grup diaspore arbëreshe është larguar kryesisht gjatë shekujve të XVI-XVII nga rrethinat e Korçës, Pogradecit, Kolonjës e më gjerë. Ata kanë qëndruar në Dovenje të rajonit të Varnës, në Bullgari. Mandej, për shkaqe të luftërave ruso-turke, kanë shkuar në Besarabi dhe prej aty në Rusi në kohën e Careshës Kataina e Dytë, që iu pati premtuar toka të lira.

Historia e shqiptarëve të Ukrainës rrëfehet në një intervistë me etnokoreologut Ramazan Bogdani. Ai ka ndërmarrë dy udhëtime investiguese, të cilat janë bërë në kuadër të dy veprimtarive etnokulturore te “Shqiptarët e Vjetër të Ukrainës”. Aktivitetet u organizuan nga Agjencia Kombëtare për Diasporën gjatë muajve tetor-nëntor të 2019-s në fshatrat me popullsi shqiptare të rajonit të Odesës, si në Karakurt, i quajtur ndryshe dhe Albania, në Tazi, në Qushkia dhe në Gjandran.


Ndërsa flet për udhëtimin e tij në Ukrainë, ku shqiptarët bashkëjetojnë me bullgarët, gagauzët, rusët dhe ukrainasit, Bogdani shprehet se kjo lloj bashkëjetese e bënë edhe më të ndërlikuar kërkimin shkencor. Por, për të, kultura e shqiptarëve të Ukrainës, pavarësisht nga asimilimi, mbetet ende një tregues për identitetin etnik shqiptar. /Report TV/