LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Isa Mustafa i paska duartrokit Ramush Haradinajt, a e ka seriozisht?

Ramadani: Isa Mustafa i paska duartrokit Ramush Haradinajt, a e ka seriozisht?

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se i kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ,sot i ka duartrokitur Ramush Haradinajt, duke thënë se taksa 100 për qind nuk duhet të hiqet.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook,  e ka përgëzuar Mustafën për këtë qëndrim, por edhe ka pyetur se sa e ka seriozisht LDK-ja një gjë të tillë.


“Ramush Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe nuk u lëkund asnjë sekondë. Sot, Isa Mustafa i paska duartrokitur Haradinajt sepse paska thënë që taksa nuk duhet të hiqet. Shumë mirë. Saktë, kështu duhet. Por, nuk e di sa seriozisht e ka ai dhe LDK-ja?”, tha Ramadani.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Taksa deri në njohje 100 %

Ramush Haradinaj nuk e hoqi taksën dhe nuk u lëkund asnjë sekondë.
Sot, Isa Mustafa i paska duartrokitur Ramushit. Sepse, paska thënë që taksa nuk duhet të hiqet. Shumë mirë. Saktë, kështu duhet. 
Por, nuk e di sa seriozisht e ka ai dhe LDK-ja?

E gozhduan për çdo ditë në forma e metoda prej më të këqijave shumëkush në Kosovë, fatkeqësisht dhe çuditshëm.
E vërtetë që herët e vonë, sikurse thotë populli, e drejta triumfon. Qëndrimi i drejtë i Ramush Haradinajt kuptohet mirë nga secili që dëshiron të hapë sytë” (sic.), ka shkruar Ramadani.

Mustafa: Nuk jam kandidat për kryeministër, taksa nuk duhet të hiqet
Lexo po ashtu Mustafa: Nuk jam kandidat për kryeministër, taksa nuk duhet të hiqet

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklauar sot se, “Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori