LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Duhet të kemi kujdes nga pushimi, t’i përmirësojmë gabimet në skuadër

Ramadani: Duhet të kemi kujdes nga pushimi, t’i përmirësojmë gabimet në skuadër

Trajneri i Feronikelit, Zekerija Ramadani, pas fitores ndaj Ferizajt 2-0, ka thënë se pushimi shkaku i kombëtareve mund t’i sjell probleme ekipit të tij.

Ai lavdëroi lojtarët për paraqitjen, ndërsa shtoi se pret që të përmirësohen gabimet që u bën ndaj Prishtinës.


“ Në pjesën e parë dominuan ndeshjen shënuam dy gola, madje mund ta kishim trefishuar rezultatin. Në pjesën dytë u tërhoqëm disi dhe Ferizaj na vuri në vështirësi”.

“Megjithatë mbrojtja më e mirë është sulmi dhe për këtë u tërhoqa pak vëmendjen lojtarëve të mi”.

“Megjithatë nuk e vumë asnjëherë në diskutim fitoren dhe kjo është diçka e rëndësishme prandaj dua t’i komplimentoj lojtarët e mi për këtë fitore”.

“Pauza prej kombëtareve nuk na nevojitej në një moment të tillë,gjithsesi do të punojmë për të përmirësuar gabimet që bëmë në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe sfidën e sotme për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për takimin e radhës ndaj Dritës”.

“Herën e kaluar pauza e kombëtareve ndikoi për keq sepse menjëherë më pas morëm humbjen e parë ndaj Gjilanit”.

“Nuk duam që kjo të ndodhë sërish dhe do të punojmë mirë për të rregulluar të gjitha gabimet që bëjmë”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/