LAJMI I FUNDIT:

Ramadani deklarohet para ndeshjes jetike me Ferencvarosin

Ramadani deklarohet para ndeshjes jetike me Ferencvarosin

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është deklaruar për ndeshjes që e zhvillojnë ndaj Ferencvarosit në kuadër të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Bardhëekaltrit takohen nesër (e marte) me skuadrën hungareze nga ora 18:00 në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest.


Ramadani ka thënë se kanë analizuar Ferencvarosin dhe lojën e tyre, derisa e dinë se me çfarë ekipi kanë të bëjnë.

“E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta”, ka thënë trajneri i Prishtinës.

Ndërsa, Ramadani ka theksuar se skuadra vendase e Ferencvarosh është favorit absolut para përballjes së nesërme.

“Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e nesërm kanë një trajner të ri duke shpresuar që  mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti”, theksoi Ramadani.

Në insistimin e gazetarëve se me çka nënkupton me rezultat pozitiv se në çka konkretisht mendon ai, Ramadani tha: “Gjithsesi me ndonjë barazim do të isha shumë i kënaqur, por ndonjëherë edhe kjo është vështirë e arritshme po nuk shënove gol. Thjesht, qëllimi ynë nesër është të shënojmë një gol. Dhe, duke i besuar shumë mbrojtjes sime, dhe po ia dolëm të shënojmë gol, atëherë jam i sigurt që kundërshtarit do të ia vështirësojmë shumë punët”, ka shtuar Ramadani.

Ramadani tregoi edhe në vëmendjen që ka, sidomos ndaj tre futbollistëve vendas, portierit, Uzuni, Tokmac, futbollistë këta që dinë të bëjnë dallimin.

Strategu u pyet se ku e sheh forcën e Prishtinës, i cili nuk ka dha emra individual duke u mbështetur te grupi.

“Kemi qenë 14 pikë mbrapa, ia dolëm t’i kompensonim, të shpalleshim kampion dhe ja ku jemi tani këtu sot”.

“Do të mbështetemi te grupi, assesi te ndonjë individ, por vetëm në grup”, ka mbyllur konferencën, Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori