LAJMI I FUNDIT:

Ramabaja: Prova të montuara, kjo është hakmarrje politike

Ramabaja: Prova të montuara, kjo është hakmarrje politike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore në rastin e ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Gjatë seancës, Sadri Ramabaja iu përgjigj pyetjeve të avokatit, prokurorit dhe gjyqtarit të rastit.


Në kohën e rezervuar për deklarimet e fajësisë ose pafajësisë, Sadri Ramabaja tha: “Unë e trajtoj këtë provë si tërësisht të montuar në raport me mua dhe si hakmarrje e pastër politike”.

Ramabaja u shpreh se nuk ishte njoftuar për arsyet e arrestimit. “Nuk jam njoftuar për arsyet e arrestimit. Kam mund të supozoj, por nuk e kam kuptuar pse”.

Mbrojtja e ka pyetur nëse ky arrestim lidhet me plagosjen e Azem Vllasit, ndërsa përgjigja e Ramabajës ka qenë se “jo vetëm kam supozuar”.

Ramabaja ka treguar edhe se për çfarë është pyetur herën e parë dhe të dytën.

“Jam marrë në pyetje më 19 tetor 2017, herën e dytë më 5 janar 2018. Herën e parë jam pyetur ekskluzivisht për telefonin (numrin) e Azem Vllasit, nga e kishte siguruar Murat Jashari. Herën e dytë ka pas të bëjë me redaktimin e librit të Murat Jasharit, që për mua ka qenë befasi”, tha Ramabaja.

Ai deklaroi se aktakuza kishte dalë më përpara në media.

“Aktakuzën njëherë e kanë pranuar mjetet e informimit, pastaj unë. Prokurori supozoj se i është dashur një ‘show’ medial dhe prezumimi i fajësisë për të mbajtur sa më gjatë në burg”, deklaroi Ramabaja.

Prokurori special Sylë Hoxha e kundërshtoi këtë.

“Kur e dorëzojmë akuzën në gjykatë kompetente e japim njoftimin për opinion që është ngritur një aktakuzë. Kjo është praktikë e jona. Kur e ka pranuar personi, nuk është çështje e prokurorisë”, tha Sylë Hoxha.

I pyetur se kënd nga të akuzuarit e njeh në sallë, Ramabaja tha se nga 10, i njeh vetëm tre: “E njoh Behxhet Luzhën, për shkak të lidhjes familjare, gruan e tij Lirijen, dhe Murat Jasharin si ish-shok i vëllait tim”, tha Ramabaja.

Ndwrkaq, të akuzuar në këtë rast janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

Ramabaja mbahet në paraburgim prej dy vitesh. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori