LAJMI I FUNDIT:

Rama: Do të propozojmë që të njehsohen diplomat e universiteteve shqiptare me të BE-së

Rama: Do të propozojmë që të njehsohen diplomat e universiteteve shqiptare me të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të propozojë që diplomat e universiteteve shqiptare të jenë të barasvlershme me ato të universitetet evropiane, gjatë takimit për diskutimet mbi komunitetin e ri politik evropian, që do të mbahet më 6 tetor.

“Të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit, vende që janë shumë të zhvilluara por që nuk janë në BE, si Zvicra e Norvegjia, do të mblidhen në Pragë, për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik evropian”, tha Rama gjatë fjalës në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Nano-teknologjisë.

“Së bashku me kryeministrin (e Holandës, Mark) Rutte kemi shkruar një editorial që do të publikohet nesër në “Politico” mbi disa nga drejtimet që besojmë janë shumë të rëndësishme për këtë komunitet të ri politik evropian dhe ku ne si Shqipëri kemi vënë theksin ndër të tjera, tek të rinjtë dhe universiteti”, tha Rama.

“Bota universitare evropiane, te domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve evropiane të BE, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë. Çka do t’i jepte hov të konsiderueshëm procesit të ndërkombëtarizimit me universitetet tona, duke mundësuar krijimin e sinergjive me universitetet europiane dhe praktikisht duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë, që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri, që të mos kenë nevojë të largohen për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë, Gjermani, apo Holandë, por ta gjejnë në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet vendas, të kenë programin dhe pastaj në fund, diplomën e barasvlershme të një universiteti në Spanjë, Gjermani apo Holandë”, shtoi Rama.

Rama pranoi se ky proces do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet.

“Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim, sepse dimensioni akademik dhe arsimor nuk mund të presë anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Nëse kjo do të kthehet në një politikë të re të BE do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ato familje që investojnë shumë për të shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit, për të gjithë ata që i përkasin botës akademike këtu në vend, dhe nuk diskutohet për përfituesit e drejtpërdrejtë, studentët”, tha kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori