LAJMI I FUNDIT:

Rama i quan “zogjtë e korbit”, opozita largohet nga salla

Rama i quan “zogjtë e korbit”, opozita largohet nga salla

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për ndihmën ekonomike në foltoren e Kuvendit, kreu i PD-së, dhe deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur, duke i quajtur “zogjtë e korbave”.

“Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milionë dollarë. Subvencioni juaj për energjinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal”, tha Rama në fjalën e tij. Kaq mjaftoi dhe për pak sekonda deputetët e opozitës iu afruan foltores. Pas tërheqjes së vëmendjes nga kryetari i Kuvendit, deputetët e opozitës u larguan.

“Si të gjitha reformat që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që nisi në qershor të 2014 duke u pilotuar në tre qarqe, Elbasan, Tiranë dhe Durrës ku nga procesi i pilotimit dhe zbatimi i kësaj skeme rezultuan as më shumë e as më pak po 19.700 deklarime të rreme, subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin”, tha Rama.

Pas fjalës së kryeministrit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli seancën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori