LAJMI I FUNDIT:

Rama: Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Rama: Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë s’do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kanë dalë në një konferencë për media, një ditë para se të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Von Der Leyen për mbështetjen që i ka bërë çdoherë Shqipërisë, duke përmendur sidomos faktin e kontributit të saj pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri.

Ai tha se patjetër që është diskutuar edhe për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët duke shfrytëzuar kapacitetet e Procesit të Berlinit.

”Kemi folur edhe për atë që sipas meje është risia më e rëndësishme prej vitesh e një samiti të Procesit të Berlinit, falë presidentes e cila nuk ka ardhur në Tiranë për të përsëritur gjërat e njëjta, por për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor që të ecim më shpejt në drejt Bashkimit Evropian por për këtë presidentja do të flas nesër në Samit“, tha ai,transmeton KP.

Rama duke folur për samitin në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministrat nga Kosova dhe Serbia, gjë që është takimi i parë pas asaj që ndodhi në veri, tha se samiti nuk zgjidh çështjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e samitit, që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve cilësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur në mes të pranishmëve është e programuar por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për problemet që siç e tha presidentja janë probleme që trajhto0hen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ndërsa, Von der Leyen, tha se rrugëtimi i Shqipërisë po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Objektivi ynë i përbashkët është që ne të qelim negociatat për ato që ne e quajmë grup kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur deri në fund të vitit. Dhe, mesazhi i dytë është që, ndërkohë që ne ecim në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit, ne po ndërtojmë tashmë këtë të ardhme tonën të përbashkët dhe këtë duhet të fillojmë ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të bëhet gati për anëtarësim. Por që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie ndërmjet nesh në mënyrë që ekonomitë tona të bëhen gjithnjë më të afërta dhe kemi filluar këtë me planin e investimeve 30 milionë euro“, tha ajo, duke shtuar se investimet e tyre do të kenë të njëjtën përpjekje që do të ketë Shqipëria drejt reformave.

Ajo tha se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut.

“Marrëveshja e Ohrit ato që u arritën në shkurt dhe mars janë baza, themeli për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE-së. Është shumë e rëndësishme që si Kosova ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së, sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë të Bashkimit Evropian. Pra pajtimi, bashkëpunimi, angazhimi janë tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu i BE-së”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori