LAJMI I FUNDIT:

Rama në interpelancë për “Ballkanin e Hapur”, u përgjigjet kritikave se kjo iniciativë i shërben Serbisë

Rama në interpelancë për “Ballkanin e Hapur”, u përgjigjet kritikave se kjo iniciativë i shërben Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në interpelancën e thirrur për të sqaruar nismën e “Ballkanit të Hapur” tha se kjo iniciativë është “një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit”.

Rama shtoi se Ballkani i Hapur është një nismë që bëhet për të mirë të ekonomisë, pasi heqja e kufijve lehtëson lëvizjen e mallrave dhe shton eksportet.


“Për sa i takon mekanizmit për Ballkanin e Hapur, ne jemi të hapur që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit. Ne kemi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi, për një ndalim në kufijtë tanë. Edhe me Maqedoninë e Veriut jemi gati për marrëveshjen. Fakti është që jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur, në këtë hapësirë gjeografike që jetojmë, jemi në kushtet që duhet të bëjmë çmos të shtojmë prodhimin dhe eksportet. Por tregu është i fragmentarizuar dhe nuk ndihmon në rritjen e eksporteve”, tha ndër të tjera Rama.

Opozita vazhdimisht e ka kritikuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, pasi thotë se më shumë i shërben Serbisë se Shqipërisë.

Deputeti Tritan Shehu e cilësoi nismën si proces në interes të Serbisë dhe të rrezikshme për vendin.

“Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme”, tha Shehu.

Sipas deputetit, kjo nismë, që bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat drejt integrimit në BE do të dështojë.

Rama u përgjigj se nga kjo nismë përfitojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndryshe nga “Procesi i Ballkanit” apo nisma të tjera europiane, ku marrëveshjet firmosen në letër por nuk konkretizohen në praktikë.

“Për sa i përket angazhimeve në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, Shqipëria ka luajtur një rol proaktiv. Shqipëria është një ndër vendet që i ka respektuar dhe çuara para ta gjitha marrëveshjet e mbetura pezull të tregut të përbashkët.

Por është e pamundur që punët tona, për interesat tona, të na i bëjnë të tjerët, që i kemi aleatë pao partnerë, por që kanë shumë punë të tjera për vendet e tyre. Nuk mund të merren me menaxhimin e vendeve tona. Nga një samit në tjetrin kemi boshllëk, sepse çfarë firmoset aty, mbetet pa u jetëzuar”.

Idetë janë të njëjta thotë Rama, por ndryshon mënyra si i arrijmë qëllimet e vendosura. Me “Open Balkan” përfitojmë direkt dhe rrisim ekonominë e vendit sipas tij.

“Kemi shtatë vite që akoma nuk e kemi tregun e përbashkët europian. Kryesorja është implementimi. Nuk kemi një proces të ndjekur në kohë reale nga shtetet, gjë që Ballkani i Hapur e mundëson. Mund të arrijmë në 6.7% në rritje të prodhimit të përgjithshëm në vend. Pse të privohemi nga kjo? Një nga burimet e reja të rritjes ekonomike është pikërisht bashkëpunimi rajonal”.

Kryeministri  shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori