LAJMI I FUNDIT:

Rama mosbesues ndaj raporteve ndërkombëtare: I besoj vetëm raportit të BE-së

Rama mosbesues ndaj raporteve ndërkombëtare: I besoj vetëm raportit të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij sot për raportet e institucioneve ndërkombëtare për ecurinë e vendit duke veçuar Raportit të Progresit të Bashkimi Evropian si më të besueshmin.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama tha se Raporti i Progresit jep fakte jo perceptime.


“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100 për qind për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shprehet Rama në një postim në Twitter.

Rama ka publikuar gjithashtu edhe një statistikë zyrtare e rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Evropës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë.

Nga të dhënat e bëra publike, Shqipëria rezulton me rritjen më të lartë të mbërritjes së turistëve dhe vizitorëve në Evropë, 66% më shumë në gusht, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019.

Megjithatë, ai ka shtuar se “këtë pasqyrë dhe as të tjera si kjo, ku reflektohen ndërkombëtarisht fakte e shifra konkrete, jo konkluzione spekullative mbi Shqipërinë bazuar në perceptime e analiza të përcipta, ju nuk do t’i gjeni në shumicën e pasqyrave politiko-mediatike të Shqipërisë.” /Telegrafi/